Kukësi dhe Dibra zbardhen nga dëbora! Trashësia në Shishtavec deri në 40 cm! Ja akset që kalohen vetëm me zinxhirë! ARRSH apel shoferëve: Bëni kujdes

21 Janar 2022, 09:27 | Përditesimi i fundit: 2022-01-21 14:40:25

Kukësi dhe Dibra janë zgjuar sot të zbardhura nga reshjet e rendura të dëborës. Mësohet se në zonat e thella të Dibrës trashësia e dëborës shkon deri në 25 cm ndërsa në Shishtavec të Kukësit trashësia shkon deri në 40 cm. Lidhur me situatën e motit ka reaguar edhe ARRSH e cila i bën apel shoferëve që të reduktojnë shpejtësinë dhe të bëjnë kujdes.