Kukësi përfshihet nga moti i keq, rënie gurësh në aksin që lidhet me Bushtricën

6 Janar, 15:56 | Përditesimi: 6 Janar, 15:56

I gjithë territori i qarkut të Kukësit vazhdon të jetë i përfshirë nga reshje shiu me intensitet të lartë. Si rezultat i kushteve të motit akset rrugore nacionale janë nën tryesninë e rënies së gurëve dhe inerteve.

Rënie gurësh dhe inertesh ka pasur në aksin Kukës-Bushtricë.

Të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme.

Aktualisht, problematikë paraqesin rezervuari Helshan 2 dhe rezervuari Bera, ku po ndërhyhet nga bashkia Has për evitimin e problemeve dhe parandalimin e rreziqeve të mundshme.

I gjithë qarku furnizohet me energji elektrike.

A.M/Shqiptarja.com