Kulluri: Ishte vonë të ndërhynte Venecia! Ndryshimet në Kod më të këqija se ç'ishin

2 Dhjetor 2020, 21:56

Politikani Edvin Kulluri në "Repolitix" ka deklaruar se opinioni i Komisionit të Venecias për ndryshimet në Kodin Zgjedhor ka qenë i vonë, sepse tashmë ndryshimet janë bërë. Sipas tij ndryshimet

kushtetuese janë më të këqija se çkanë qenë.

"Ishte vonë të ndërhynte komisioni i Venecias. Se tashmë janë bërë ndryshimet kushtetuese. Ndyshimet kushtetuese janë më të këqija se ai që ishte. Duke parë konjukturën politike sot natyrisht për opozitën është një goditje. Nga pikëpamja taktike i ul shanset që të maksimalizojë votën. Ndryshime kushtetuese smund të bëhen pa konsensus ose do shkosh në referendum. Përgjegjësinë e vetme e ka opozita sepse ata dogjën mandatet.

Nëse fiton mazhoranca aktuale opozita do të thotë me të drejtë se u ndryshuan rregullat e lojës rrugës. Në themel kjo që bëri Rama në mënyrë të njëanshme ishte e padrejtë. Rama u shpreh për lista të hapura dhe në momentin që ke vendosurt një limit listat nuk janë më të hapura. Ne kemi shkuar hapa pas, përgjegjësinë e kanë të dyja palët, por më shumë mazhoranca.

PD ska bërë asnjë betejë për lista të hapura. Unë jam anëtar i PD Murrizi është përjashtuar. Është vetëpërjashtuar. Thlebi është që PD sbëri asnjë betejë as për koalicione as për lista të hapura. Ky zotëria e shiti tavolinën dhe Kodin Zgjedhor", tha ai.

  •