Kultivoi rreth 2 mijë bimë dhe fidanë narkotikë në magazinë! Arrestohet 42-vjeçari në Tiranë, i duhet të vuajë edhe 2 vite burg

7 Janar, 14:19 | Përditesimi: 7 Janar, 14:19

Në vitin 2023, Klodian Kalemi kultivoi në një magazine në fshatin Marikaj, rreth 2000 bimë dhe fidanë narkotikë, duke shfrytëzuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Ai duhet të vuajë dhe 2 vjet, 2 muaj e 17 ditë burgim, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”.

A.M/Shqiptarja.com