Kumbaro për Report TV: Synojmë 3 mandate në Gjirokastër, s'mund t'u besohet kandidatëve të opozitës

11 Mars 2021, 19:15 | Përditesimi i fundit: 2021-03-12 21:48:19

Mirela Kumbaro, e cila është renditur e para në listat e PS në qarkun e Gjirokastrës, tha se socialistët synojnë të marrin 3 mandate në këtë qark. Në një intervistë për Report Tv, Kumbaro u shpreh se lista e PS kanë sjellë energji e forca të reja përmes futjes së emrave të rinj, ndërsa i konsideroi listat e kundërshtarëve si kandidatë përballë humbësish tradicional.

"Nuk është vetëm për qarkun e Gjirokastrës në krye të listës, por kemi në 10 qarqe zonja në krye të listës dhe pjesa më e madhe janë të reja në politikë.  Kjo është e gjithë energjia dhe prurjet e reja dhe të deleguarit politikë janë pozicionuar në pozicione ku janë objektivat e PS, pozicionimet nuk janë të rastësishme apo spontane, por një produkt  një analize të qartë që ne kemi bërë në qarqe. Në Gjirokastër synojmë të marrim 3 mandate", tha Kumbaro.

Duke komentuar kandidatët kundërshtarë të PD dhe LSI-së, Kumbaro tha se ata që janë vendosur të parët në listë janë ato që braktisën elektoratin dhe u larguan nga parlamenti. Kumbaro tha së kandidatëve të tillë nuk mund tu besohet.

"Ne jemi me besim absolut që i marrim mandatet. Asnjë prej PS dhe LSI nuk ka qenë i pranishëm në teren me qytetarët, ndërsa ne kemi shkuar derë më derë si dhe kemi investuar në këtë qytet me projekte zhvilluese. Përballë kemi lista humbësish tradicional, janë dy emra që kryesojnë PD dhe LSI, dhe të dy braktisën elektoratin e tyre  dhe nuk e di se si mund ti besohet sërish këtij deputeti. Nuk ka pasur qeveri më parë që të ketë bërë më shumë investime në Gjirokastër se qeveria jonë", tha Kumbaro