Një muaj pasi kallëzuan Fatmir Shpellzën për grabitjen e tokave të tyre përmes falsifikimit, banorët e Rrjollit protestuan para Prokurorisë së Posaçme. Ata tentuan të marrin informacion por thanë se në SPAK nuk i priti njeri. Godasin me vezë godinën dhe thonë së Bashkim Ulaj nuk i gëzon tokat e tyre.















