Kur do nisin protestat e tjera? Berisha: Do ndjekim një strategji të caktuar, derisa të arrijmë qëllimin

8 Korrik 2022, 12:46

Ashtu siç paralajmëroi një ditë më parë, Sali Berisha konfirmoi se do të vazhdojnë protestat kundër qeverisë. Ai nuk dha një kohë se kur do të nisin, në verë apo vjeshtë, por tha se do të ndiqet një strategji e caktuar.

“Misioni do vazhdojë me një projekt të caktuar. Nuk mund të them se do jetë vera apo vjeshta, por ai do vazhdojë në format e tij gjersa në fund do kalojë qytetarët në shesh të gjejnë realizmin e qëllimit të tyre”, tha Berisha.

  •