Kurat natyrale për sëmundjet e mëlçisë, i ftuar agronomi Zef Gjeta

25 Nëntor 2019, 15:37

Mëlçia luan rol kyç në funksionin fiziologjik të trupit. Ajo na shpëton nga helmet e përditshme dhe ndihmon në tretjen e ushqimit. Është laboratori kryesor i përpunimit të lëndës së parë. Prandaj, për një mëlçi sa më të shëndetshme, duhen konsumuar produkte të shëndetshme.

Sips agronomit Zef Gjeta janë disa lloje çajrash të cilat, nëse konsumohen rregullisht ulin rrezikun e prekjes së mëlçisë nga sëmundjet. Në “Rreze Dielli” ai tregon se bimësia shqiptare është shumë e pasur me bimë, të cilat nëse konsumohen si çaj, jo vetëm parandalojnë sëmundjen e mëlçisë, por edhe ndihmojnë në kurimin e këtyre sëmundjeve.

“Konsumimi i çajrave është i mirë për të gjithë trupin dhe gjithashtu edhe për mëlçinë. Kur na shfaqen dhimbje të mëlçisë, është mirë të konsumojmë çajin jeshil.

Mëlçia ka nevojë për vitamina të ndryshme, çaji jeshil i ka këto vitamina dhe sheqernat që ka ky caj janë të asimilueshme nga trupi, nuk janë të dëmshme.

Edhe kamomili është një qetësues shumë i mirë për mëlçinë, ndikon në një vetërrëgullim të saj. Pastaj edhe kombinojmë këto bimë për t’i konsumuar si çaj, sherebelë, lulja e blirit me kamomilin. Vaji i farave të fikut është po ashtu shumë i mirë.

Edhe Gjembi i gomares përdoret, ka përdorime shumë të mëdhaja, sidomos për dobësimin natyral. Ka mjaft efekte pozitive për organizmin tonë, qoftë duke marrë farat e kësaj bime.” shprehet eksperti Zef Gjeta.

Megjithatë, eksperti shprehet skeptik në lidhje me përdorimin e detoskeve të ndryshëm me produkte bimore, pasi sipas tij trupi është kompleks dhe para përdorimit të tyre, duhet një analizë e plotë e gjendjes së trupit.