Kurti: Të hyjmë në BE si rajon i përbashkët sa i përket ekonomisë dhe tregtisë! Serbia po mban peng veten duke mos njohur Kosovën

10 Qershor, 15:48

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë një propozim të tij se si mund të integrohen vendet e Ballkanit Perëndimor në BE, teksa tha se Serbia po mban peng veten e saj duke mos njohur Kosovën.

“BE nuk është Europë, se nuk është i plotësuar me 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, ne jemi popull më Europian në Europw, të gjitha nismat rajonale po ngecin se mungon njohja e Kosovës nga Serbia, njohja nga Serbia do krijonte situatën në të vilën të gjitha vendet do të bashkëpunonin më shumë. Në këtë aspekt nuk mjafton vetëm tregu i përbashkët, por vlerat e BE duhet të vendosen edhe në raport me të gjitha shtet, barazia, lufta e korrupsionit, investimet në ekonomi, sundimi i ligjit e kështu me radhë, dhashë edhe një propozim si mund të ecim përpara dhe ky është modeli i marrëveshjes europiane, EFTA, që ne të hyjmë si rajon i përbashkët në BE sa i përket Ekonomisë dhe Tregtisë që në fund të kësaj të dekade të ishim të gatshëm të hynim në BE. Nuk ka më më minishengen, por procesi i Berlinit”, tha Kurti.

Kategori të tjera

    Nuk u gjeten video për këtë Kategori!

Shiko të gjitha