Kush e ftoi Oerd Bylykbashin në Presidencë? Berisha zbulon telefonatën që iu bë deputetit të PD: Përpjekjet e Ramës për të ndaluar fitoren e opozitës do dështojnë

7 Tetor 2022, 16:08

sh kryeministri Sali Berisha është pyetur se si qëndron e vërteta, nëse e ka kërkuar vetë deputeti Oerd Bylykbashi takimin me Presidentin Barjam Begaj për të folur për datën e zgjedhjeve lokale. Berisha tha se Bylukbashi është kontaktuar për të shkuar me ftesë të Presidentit.

 Jo një por dy zyrtarë të lartë të presidencës, njëri shef kabineti, i kanë telefonuar Bylykbashit për t’i komunikuar kërkesën e Presidentit për takim duke i komunikuar se bëhet fjalë për zgjedhjet lokale. Cdo variant tjetër ëshë gënjeshtër. Cdo përpjekje e Edi Ramës për të parandaluar fitoren e opozitës e rikthimin e saj në pushtet do dështojë në mënyrën më të plotë.- tha Berisha

  •