Kush është biznesmeni që u vra me dy plumba në kokë në Elbasan, pronari i një karburanti dhe rrjeti taksish! Në gjyq për armëmbajtje pa leje

30 Nëntor, 22:24 | Përditesimi: 30 Nëntor, 22:24

Biznesmeni Mondi Mëhalla u ekzekutua me 2 plumba në kokë pranë biznesit të tij mbrëmjen e sotme në Elbasan. Mëhalla, 43 vjeç, rezulton pronar i një karburanti në Elbasan, Xhaxhi Oil, aty ku edhe ka ndodhur ngjarja. Po ashtu, Mëhalla ishte edhe pronar i një rrjeti taksish po në qytetin e Elbasanit, El Taxi. Në pamjet nga vendi i ngjarjes, dallohen disa prej taksive të parkuara tek karburanti ngjitur me Range Rover-in ku u vra 43-vjecari.

E.H/Shqiptarja.com