Kush regjistrohet më 14 maj Berisha apo Alibeaj? Kume dhe Meta në Report Tv: Vetëm gjykata i jep zgjidhje! PD, partia më e madhe e opozitës, çështja të jetë prioritet

9 Shkurt 2023, 20:51

Kristaq Kume, ish-kryetar i KQZ dhe Gerta Meta, eksperte për zgjedhjet, shikojnë si domosdoshmëri faktin që gjykata duhet të marrë sa më shpejt një vendim për situatën në Partinë Demorkatike pasi sipas tyre vetëm kjo është zgjidhja e vetme.  Të ftuar në emisionin “Studio Live” në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj Kume dhe Meta nënvizuan se Gjykata e Apelit duhet të ndajë sa më parë drejtësinë në këtë ccështje dhe të vendoset se kush do përfaqësojë PD në zgjedhjet e 14 majit.