Kushtetuesja i vendos ‘kufi’ të ri SPAK: Jo më sekuestrim celularësh pa vendim gjykate! Ymerit iu cenua fshehtësia e komunikimit! Fshi materialet që s’kanë lidhje me hetimin

29 Korrik, 19:20 | Përditesimi: 29 Korrik, 20:44

Gjykata Kushtetuese ka pranuar kërkesën e Onejda Ymerit, e cila ankimoi vendimet e GJKKO-së dhe Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë për sekuestrimin e celularit të saj në kuadër të hetimeve ndaj ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, duke pretenduar se i janë cenuar liria dhe fshehtësia e korrespondencës (komunikimi privat midis individëve) dhe të dhënat personale.

I.M/Shqiptarja.com