Kuvend/ Mërzitet Spaho, mesazh Spiropalit: Pse na përmend 'Foltoren', Bashën bëj sikur e sulmon me forma të tjera

20 Dhjetor 2021, 12:00 | Përditesimi: 20 Dhjetor 2021, 12:00

Në Kuvend, kryetari i opozitës Lulzim Basha dhe ministrja Elisa Spiropali debatuan mes njëri-tjetrit me akuza të shumta, teksa në disa raste Spiropali përmendi 'Foltoren'. Kjo e mërziti deputetin Edmond Spaho, i cili i është bashkuar Berishës.  Ai mori fjalën dhe i tha Spiropalit që të mos merrej me foltoren.

"Nëse doni të sulmoni njëri-tjetrin gjeni forma të tjerra. E kuptoj frikën nga foltorja se po ju vjen fundit. Prisni se do ta shikoni.

r.k./Shqiptarja.com