Kuvend/ Miratohet pr.ligji për pronat shtetërore, opozita: I porositur nga oligarkët! PS: Po bëni panik të pajustifikuar

16 Maj, 21:31

Projektligji për kalimin e pronës shtetërore në private ka shkaktuar debate me tone të ashpra në Kuvend. Deputetët e opozitës thanë se ky projektligj është abuziv dhe në shkelje të Kushtetutës. Më herët përmes një postimi edhe Basha e quajti të porositur nga mafia. Kërkesa e opozitës për heqje nga rendi i ditës u rrëzua nga mazhoranca socialiste.