Kuvend/ Shehaj: Pas ndërtimit të resortit në Butrint fshihen të afërm të Gjiknurit! I përgjigjet deputeti i PS-së: Idiot i dobishëm, do shihemi bashkë në gjykatë

21 Korrik 2022, 18:58

Parku i Butrintit dhe menaxhimi i tij janë bërë sërish ‘kalë beteje’ në Kuvendin e Shqipërisë, ku ka pasur një debat shumë të ashpër mes deputetit të PD-së, Agron Shehaj dhe ish-ministrit Damian Gjiknuri. Shehaj i cili kishte thirrur në interpelancë ministren Kumbaro tha se Qeveria ka lejuar që në një pjesë e parkut arkeologjik të Butrintit po i jepet kompanisë “Manastir Resort”, që sipas tij zotërohej nga familjarët e Gjiknurit, konkretisht nga djali i xhaxhait, i cili po ndërton atje një resort.