Kuvendet e PD/ Berisha nga Tropoja: Basha me vasalët e tij po mbledh firma për 18 dhjetorin, u ofron poste drejtorësh e zv.ministrash në qeverinë Rama

1 Dhjetor 2021, 17:53 | Përditesimi i fundit: 2021-12-01 20:36:46

TROPOJË- Ish-kryeministri Sali Berisha është rikthyer në Tropojë, ku ka vijuar me akuzat e tij në drejtim të Lulzim Bashës. Në një kohë që Lulzim Basha thotë se po takon demokratët në bazë, Berisha e akuzon se ai po "blen" demokratët duke i kërkuar që të firmosin për '18 dhjetorin' dhe në këmbim do i japë poste drejtorësh dhe zv.ministrash në qeverinë e Ramës. Kjo sipas Berishës, është një tregues se Basha dhe Rama po bashkëpunojnë.