Kuvendi i 11 dhjetorit/ Vetëm qiraja në ‘Air Albania’ kushton mbi 8 mijë euro! Kush e financon Sali Berishën?

8 Dhjetor 2021, 18:48

Më 11 dhjetor në Tiranë Sali Berisha do të zhvillojë aktin final të një aksioni të nisur për luftën brenda PD kundër kryetarit Lulzim Basha, por edhe kulmimin e një aksioni tentativë për të ‘negociuar’ nga pozitat e forcës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndonëse në SHBA vendosën të mos ia lejonin më hyrjen si politikan i korruptuar që minon demokracinë.