Deputeti i Partisë Demokratike, Gazmet Bardhi i cili cilësoi Kuvendin e “Rithemelimit” një miting të njëanshëm, tha se kjo është përpjekja e radhës për të mbajtur PD e përçarë për interesat e Sali Berishës.
Ai theksoi se Grupi Parlamentar votoi për platformën e propozuar nga Alibeaj për bashkim, ndërsa mohoi faktin se disa nga deputet janë tërhequr duke thënë se ata nuk janë karagjozë.
“Ka një miting tjetër të organizuar në mënyrë të njëanshme si një akt për të vijuar përçarjen.
Ka një platformë të shumicës dërmuese të grupit parlamentar të PD, që është një hap konkret për bashkimin e demokratëve. Ka një pjesë të demokratëve që nuk e duan bashkimin dhe duan ta lënë përjetë në opozitë për interesat e tyre.
Çdo deputet që i ka vënë emrin e tij asaj platforme ka shpehur qëndrimin e tij, vendimet merren nga institucionet që kanë të drejtë statutore, ne deputetet kemi shprehur mendimet tona sesi mund të arrihet bashkimin. Secili prej deputetëve ka shprehur mendimet e tij në një mbledhje të grupit parlamentar që ka zgjatur 9 orë. Ai qëndrim është shprehur edhe me shkrim.



















