Kuvendi i rrëzimit të ‘non gratave’, edhe Liri Berisha ra në mes të turmës

30 Prill 2022, 18:45 | Përditesimi: 30 Prill 2022, 18:45

Kuvendi i 30 prillit, kuvendi i rrëzimit të ‘non gratave’. Protagoniste e parë në Kuvendin e thirrur nga Berisha, u bë bashkëshortja e ish-kryeministrit Sali Berisha. Liri Berisha teksa po përshëndetej me pjesën më të pranishmit në Kuvend, u pengua dhe u rrëzua në dysheme për pak momente. 

Me ndërhyrjen e truprojave gjithçka u zgjidh brenda pak çastesh. Por kjo nuk ishte e vetmja, edhe ish-kreu demokrat, teksa ecte si triumfator për të hipur në podium, u pengua në shkallë dhe ra në një mënyrë të rëndë. Truproja e tij e ngriti peshë menjëherë. 

Por Berisha, siç duket nga lodhja, nuk ka mundur që të rezistojë edhe në një moment tjetër. Sapo mbaroi votimin për anëtar të Këshillit Kombëtar, Berisha sërish shihet në një moment dobësia, teksa nuk e mbajnë dot këmbët.

r.k./Shqiptarja.com