Kuvendi rrëzon me 76 vota pro amendamentin e Metës për buxhetin! Miratohet ligji për marrjen në mbrojte të shtetit të fëmijëve që humbin prindërit në krye të detyrës

20 Dhjetor 2021, 21:08 | Përditesimi: 20 Dhjetor 2021, 21:08

Kuvendi ka rrëzuar sot me 76 vota amendamentin e Presidentit Ilir Meta i cili ktheu mbrapsht në Kuvend për rishqyrtim buxhetin për vitin 2022. Deputetët socialistë votuan sot pro ligjit të buxhetit të vitit 2022, ligjin e TVSH-së dhe ligjin për taksat kombëtare, të kthyera nga Presidenti Meta pa ndryshimet e kërkuara prej tij.

KT/Shqiptarja.com