Laboratori i kokainës në Frakull të Fierit, zbulohet si u arratis kolumbiani ditën e operacionit! Grupi kriminal qëlloi në drejtim të agjentëve civilë

11 Mars 2023, 15:39

Në operacionin  e rreth 4 muajve më parë në Frakull të Fierit, ku u zbulua laboratori i kokainës në banesën e Viktor Çervanakut dhe u sekuestruar 485.5 kg kokainë në 400 thasë me pleh kimik, ka pasur të shtëna me armë zjarri në drejtim të punonjësve të policisë. Burime bëjnë me dije, se agjentët civil janë zbuluar nga grupi kriminal, ku bënte pjesë ish-kryekomunari Viktor Çervanaki, vëllai dhe djali i tij.