Laboratori i kokainës në Xibrakë, Gjykata e Lartë “refuzon” Ermal Hoxhën, S`pranohet rekursi

28 Nëntor 2023, 17:10

Gjykata e Lartë vendosi të mos pranojë rekursin e Ermal Hoxhës, nipit të ish-diktatorit Enver Hoxha, dhe të dënuarve të tjerë të dosjes “Xibraka”, për prishjen e vendimit të Apelit që i shpalli fajtor për trafik ndërkombëtar droge. Refuzimi i rekursit u vendos në dhomë këshillimi pak ditë më parë ndërkohë kërkesa ishte depozituar që në vitin 2017. Ermal Hoxha është i lirë që prej vitit 2018.