Laçi gati për të pritur presidentin Erdogan, ‘vishet’ me flamujt shqiptar e turk

16 Janar 2022, 18:07 | Përditesimi i fundit: 2022-01-16 18:09:09

Laçi është bërë gati për të pritur presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, i cili do të jetë i pranishëm në këtë qytet ditën e hënë. Hyrja e qytetit dhe një pjesë e rrugëve janë veshur me flamuj shqiptar e turk, ndërsa për sigurinë e kësaj vizite policia është vënë në gatishmëri që prej ditës së diele. Presidenti turk sëbashku me autoritetet qeveritare do të inaugurojnë lagjen e re në Laç të rindërtuar pas tërmetit me financim të qeverisë turke. Qytetarët e vlerësojnë maksimalisht punën e mirë që është bërë dhe kanë shpresë që vizita e Erdoganit në Laç do e inkurajojë për të realizuar investime të tjera në zonën e Kurbinit.