Lakror me miell misri dhe qepë të njoma
Përbërësit:
- 1 kg qepë të njoma
- 1 flxh çaji me vaj ulliri
- 4 flxh çaji me miell misri Ola
- 2 vezë Ovvital
- 100 g djathë i thërmuar
- Nenexhik
- Ujë i nxehtë për brumin
Përgatitja:
Në tas shtojmë miellin e misrit me kripë dhe ujë të nxehtë sa të bëhet brumë që derdhet lehtë mbi tavën e lyer me vaj dhe miell. Sipër i vendosim qepë e njoma të kaurdisura me vaj ulliri, dhe pasi janë ftohur i shtojmë djathin e thërmuar, vezët dhe nenexhik. Sipër mbushjes shtojmë miell misri të cilin e lagim me ujë dhe vaj. Pjekja në furrë të parangrohur me 200° për 30 minuta.




















