Landfilli i Piskovës, banorët padisin në gjykatë Bashkinë e Përmetit! Protesta mbështetet nga Sazan Guri: Ky është projekt kriminal

28 Dhjetor 2021, 17:21 | Përditesimi: 28 Dhjetor 2021, 17:21

Banorëve të fshatit Piskovë në Përmet që protestojnë prej një muaji kundër ndërtimit të landfillit sot u janë bashkuar ambientalisti Sazan Guri dhe ish-deputetja e PD-së për Përmetin Fatjona Dhimitri. Guri e ka quajtur papërgjegjshmëri totale të institucioneve ndërtimin e një landfilli pranë shtratit të lumit.

r.k./Shqiptarja.com