Largimi i zef Mazit, Meta: U shkarkua sapo u hapën negociata, treguan se urrejnë meritokracinë

25 Korrik 2022, 11:11

Ilir Meta ka komentuar largimin e kryenegociatorit, Zef Mazi.

‘Na i hapën tani dhe shkarkuan kryenegociatorin pa nisur akoma negociatat. Duke treguar se e urrejnë zgjedhjet, urrejnë meritokracinë, pluralizmin politik, median e lirë dhe të pavarur. Jam krenar për atë forcë politike. I dha vendin stabilitet, dhe jo vetëm kaq por edhe liberalizimin e vizave, por edhe që ka meritat për marrjen e statusit kandidat, por edhe rekomandim për çeljen e negociatave.’- tha Meta.