Lejet për HEC-et në Kaçinar do të hetohen nga prokuroria! Gjykata e Lezhës iu jep të drejtë banorëve, kërkon hetimin e çështjes

16 Dhjetor 2021, 12:23 | Përditesimi: 16 Dhjetor 2021, 16:06

Procedurat e ndjekura për dhënien e lejeve për ndërtimin e 5 hidrocentraleve në Kaçinar të Mirditës do të hetohen nga prokuroria e Lezhës. Vendimi u mor këtë të enjte nga Gjykata, e cila ju dha të drejte banoreve duke rrëzuar kërkesën e organit të akuzës që kishte vendosur pushim hetimesh në lidhje me procedimit penal të regjistruar nga SPAK për veprat penale "Shpërdorim Detyre" dhe "Falsifikim Dokumentash", pas kallëzimit që kishin bërë banoret

r.k./Shqiptarja.com