Lek i vjetër apo i ri? Deputetët nuk 'dinë' të lexojnë vlerën e lekut, ja si krijojnë kakofoni me dashje për qytetarët sipas interesit politik të momentit

27 Nëntor 2021, 13:13

Deputetët krijojnë kakofoni dhe përdorin terminologji të gabuar në leximin e vlerës së lekëve teksa diskutojnë buxhetin e shtetit për vitin e ardhshëm. Deputetët flasin me termat herë lekë i vjetër dhe herë lekë i ri, si mënyrë për të influencuar më shumë mbi qytetarët, për mesazhin që po përçojnë.