Lëvizja Bashkë protestë para bashkisë së Durrësit, kërkon shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe hetim për hidrovorin

9 Janar, 10:10 | Përditesimi: 9 Janar, 10:20

Lëvizja Bashkë ka protestuar mëngjesin e kësaj të premteje para bashkisë së Durrësit për përmbytjet masive që kanë prekur disa zona të qytetit prej disa ditësh. Ata kërkojnë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme si edhe hetim të thelluar për hidrovorin e dytë.

Po ashtu ata kërkojnë edhe investigim për vdekjen e punonjësit të bashkisë Astrit Hysenaj, që u gjet u pajetë dje pasi dyshohet se u mor nga rrjedha e ujit.

A.A/Shqiptarja.com