Lezha e nis mbarë Vitin e Ri! Festime nëpër rrugë e lokale pa asnjë incident! Pamje me dron të spektaklit të fishekzjarreve

1 Janar, 09:16

Ashtu si në të gjithë Shqipërinë edhe në Lezhë bashkimi i akrepave të orës që lajmëruan ardhjen e vitit të ri u prit me një atmosferë të gëzueshme. Festimet u monitoruan nga forca të shumta policisë ndërsa nuk është raportuar për incidente.