Rajoni i Lezhës është përfshirë nga reshje të dendura të shiut, të cilat kanë krijuar probleme të shumta në qytet.
Ujërat kanë “shndërruar” rrugën në lumenj, duke i bërë me vështirësi të kalueshme nga qytetarët kryesisht në bulevardin “Gjergj Fishta” dhe në rrugën pranë shkollave.
















