Lezha përfshihet nga reshje shiu, përmbyten disa rrugë të qytetit! Disa fshatra pa energji elektrike

6 Dhjetor 2021, 08:31 | Përditesimi: 6 Dhjetor 2021, 08:31

Që prej mbrëmjes së të dielës, rajoni i Lezhës është përfshirë nga reshje të dendura shiu të cilat kanë nisur që të krijojnë problemet e para.

Në disa zona të qytetit ka pasur prezencë të ujit, duke vështirësuar lëvizjen e këmbësorëve. Gjithashtu ka pasur një shtim të prurjeve në lumenjtë Drin dhe Mat.

Moti i me reshje shiu ka sjellë probleme dhe në furnizimin me energji elektrike në disa fshatra, ku sipas raportimeve janë në errësirë që prej mbrëmjes së kaluar.

r.k./Shqiptarja.com