Lezhë/ Hashash e thika në shkolla, shumë zhurmë pak denoncime! Drejtori i shkollës: Prindërit thonë 'pse na shqetëson!'

17 Dhjetor, 15:25

Krimet në shkolla mund të parandalohen vetëm nëse rriten denoncimet për mbajtjen e armëve të ftohta apo përdorimin e hashashit. Kështu deklaroi drejtuesja e prokurorisë së Lezhës, gjatë një takimi me drejtues të pushtetit vendor dhe të arsimit. Ndërsa drejtorët e shkollave të shqetësuar thanë se prindërit nuk janë bashkëpunues për të rritur sigurinë. 

    No videos found.