Një person është arrestuar, 1 tjetër është shpallur në kërkim dhe 15 të tjerë janë vënë nën hetim pas një operacioni policor ku u konstatua një godinë 3 katëshe në Lezhë e përshtatur për kazino dhe përdorim droge.
Godina ndodhej në bulevardin “Gjergj Fishta” ndërsa në pranga ka rënë përgjegjësi i kazinosë, Bledar Arapi 47 vjeç dhe në kërkim është shpallur 24-vjeçari Elger Uka, i cili kishte marrë me qira godinën.
Nga kontrolli u gjet e u sekuestrua 15 makineta për lojëra fati, një tavolinë pokeri, çipsa, letra bixhozi, disa doza kokaine, 725 000 lekë të rinj, si dhe euro e dollarë.














