Lezhë/ Peshkatari mbytet në lumin Mat, u fut për të hedhur rrjetat! Palombarët pritet të nisin kërkimet për trupin

1 Gusht, 14:33 | Përditesimi: 1 Gusht, 14:33

LEZHË- Një peshkatar është mbytur në ujërat e lumit Mat në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:40. Ka qenë shoku i tij i cili ka njoftuar Policinë se peshkatari ishte futur për të hedhur rrjetat e peshkimit në ujë dhe nuk ka dalë më një sipërfaqe.

r.k./Shqiptarja.com