Lezhë/ Rrëshqitja e gurëve rrezikon jetën e banorëve në Torovicë, autoritet asnjë masë parandaluese

27 Nëntor 2021, 14:41

Rrëshqitjet e gurëve po vënë në rrezik jetën e banorëve në Torovicë të Lezhës. Dy masiv të mëdhenj përfunduan në oborrin e një familjeje duke rrezikuar jetën e tyre, por jo vetëm. Edhe udhëtarët ndihen të kërcënuar nga situatë pasi rruga lidh Lezhën me Velipojën dhe një pjesë të Shkodrës.