Lezhjanët rrinë natën zgjuar nga frika e hajdutëve, gra e burra bëjnë roje me armë te koka e krevatit: Kjo s'është polici shteti por pushteti! Kemi frikë në shtëpitë tona

28 Nëntor 2021, 14:16

Nikoll Pashuku në Shënkoll të Lezhës në çdo moment, ditën dhe natën mban një armë në dorë. Ti afrohesh shtëpisë së tij është pak frikë. Thotë se hajdutët në zonë po bëjnë kërdinë dhe si të vetmen zgjidhje për tu mbrojtur, ishte arma me leje.

"Kemi mbetur tashmë të presim radhën se kur do të vijnë të na vjedhin. Me leje e kam armën, dhe duhet ta mbajmë te koka e krevatit", thotë ai për Report Tv.