Librazhd/ Dy makina përplasen ‘kokë më kokë’ në fshatin Qukës, 6 të plagosur

11 Dhjetor 2023, 09:54

Një tjetër aksident është shënuar në vendin tonë, ku dy mjete janë përplasur ‘kokë më kokë’ në Librazhd. Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur 6 persona të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.