Ligji i ndalon, fishekzjarrët shiten fshehurazi! Report Tv vëzhgon disa dyqane në Tiranë teksa festat e fundvitit po afrojnë

16 Dhjetor 2021, 16:53 | Përditesimi: 16 Dhjetor 2021, 16:53

Në prag të ndërrimit të viteve, Report Tv bëri një vëzhgim në disa dyqane në Tiranë për të parë nëse tregtohen lëndët piroteknike, të ndaluara me ligj. Ne arritëm lehtësisht të blejmë fishekzjarre nga një shitës që i kishte fshehur poshtë tavolinës. Policia thotë se ka nisur kontrollet e befasishme në terren.

KT/Shqiptarja.com