Lika Janko, 'Pikasoja' shqiptare e Bullgarisë! Rrëfimi i ministrit bullgar, Velisllav Minekov ekskluzivisht për Report Tv

5 Nëntor 2021, 22:33

Në një intervistë ekskluzivisht për Report TV, zoti Velisllav Minekov, ministri i Kulturës së Bullgarisë rrëfen për piktoren bullgare me origjinë shqiptare, Lika Janko, që Europa e quajti “Pikasoja me fustan”.  Piktorja që  krijonte nën dhëmbët e censurës komuniste bullgare u  akuzua për “formalizëm” dhe “avangardë”. Zoti Minekov rrëfen jetën tragjike të artistes në diktaturë, sesi depërtoi arti i saj në Europë dhe si shitej e shitet edhe sot shtrenjtë nga koleksionistët, kur ajo s’kishte bukë të hante.