Lirimi i hapësirave, Rama ndan pamjet nga Durrësi: Do të rivendoset qartë kufiri mes lirisë publike për të lëvizur e marrë frymë lirisht

8 Gusht 2025, 14:43 | Përditesimi: 8 Gusht 2025, 14:43

Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetin e tij social, një tjetër video nga aksioni për lirimin e hapësirave publike. Këtë herë vëmendjen e ka marrë qyteti i Durrësit.

Kryeministri thotë se do të rivendoset qartë kufiri mes lirisë publike për të lëvizur e marrë frymë lirisht dhe të drejtës për aktivitet ekonomik të subjekteve private, gjithnjë në respekt të komuniteteve.

“Edhe në Durrës vazhdon çlirimi i hapësirave publike, për t’i hapur rrugën Rilindjes Urbane 2.0 që do të rrisë cilësinë e jetës komunitare dhe përmasën e gjelbër të qyteteve tona të mëdha, ku do të rivendoset qartë kufiri mes lirisë publike për të lëvizur e marrë frymë lirisht dhe të drejtës për aktivitet ekonomik të subjekteve private, gjithnjë në respekt të komunitetit”, shkroi Rama.

r.k./Shqiptarja.com