Lista e hakerave me emrat e ministrave, Rama në Kuvend: Bëjnë ‘hajgare’ hakerat me ju, ngriheni në këmbë me fotomontazhe! E pavërtetë

3 Tetor 2022, 19:07

‘E pavërtetë nga fillimi deri në fund’, ky ishte komenti i Kryeministrit Rama nga Kuvendi lidhur me emrat e 2 ministreve dhe një ish ministreje në listën e publikuar nga hakerat iranianë. Listat e publikuara nga hakerat iranianë, të nxjerrë nga sistemi i Policisë së Shtetit bashkë me email-et e ish-kryepolicit Gledis Nano, Report Tv ka zbuloi edhe emrat e Elisa Spiropalit, Ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentit, Niko Peleshit Ministri i Mbrojtjes dhe ish-ministrja e mbrojtjes, Kodheli. Në listën misterioze përveç zyrtarëve ka edhe emrat të qytetarëve të thjeshtë dhe gazetarë si Armand Shkullaku. Ky sistem përfshin listën e personave të dyshuar si të përfshirë në veprimtari kriminale.