Lobimi rus/ Berisha mbledh Këshillin Kombëtar: Basha të dalë të thotë si i dërgoi paratë në Skoci, ka zhdukur çdo gjumë në zyrë! Report Tv zbardh draftin si do zhvillohen primaret

26 Shtator 2022, 20:36

Mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Sali Berisha e ka përdorur sërish për të sulmuar paraardhësin e tij, “birin shpirtëror”, Lulzim Basha. Duke iu drejtuar drejtpërdrejtë atij, Berisha i ka kërkuar Bashës që të dalë të shpjegojë se si i ka dërguar paratë ruse në Skoci, teksa e ka akuzuar se me largimin nga zyra ka zhdukur çdo gjurmë.