Lotët e zhgënjimit të një kampioneje, trajnerja e Enkiledës: Federata s’na dha fonde, do merrnim medalje! FSHP: S’plotësoi kriteret

30 Tetor, 15:03

Një vit më parë Shqipëria krenohej me peshëngritësen e talentuar Enkileda Carja, e cila u shpall kampione Evrope për të reja në stilin e shkëputjes. Pa harruar 3 medaljet e arta dy vite më parë në Evropianin e moshave deri në 15 vjeç. Mirëpo situata tani, edhe pse ka kaluar pak kohë, është e trishtë. Trajnerja e sportistet, Eglantina Kalemi, ka njoftuar se Enkileda nuk ka marrë pjesë në Evropianin U-20 që po zhvillohet në Poloni, pasi federata s’ka fonde për 16-vjeçaren.

E ndërkohë që në Poloni zhvillohej kampionati Evropian, Enkileda në Tiranë vijoi stërvitjen, duke arritur një rezultat që sipas trajneres, nëse do kishte qenë atje do kishte siguruar medalje. Siç tregon edhe kjo foto e siguruar nga Report TV Enkileda e ka përjetuar shumë keq mungesën në kampionatin Evropian, ndërsa nëse do të ishte në Poloni lotët mund të ishin gëzimi.

    No videos found.