Luan Daci 'sfidon' SPAK dhe GJKKO-në, i dënuar dhe i shkarkuar por paraqitet në punë! Përdor makinën e marrë nga institucioni

24 Mars 2021, 13:24

Edhe pse ka një vendim të drejtësisë shqiptare që e ka dënuar dhe një vendim të KPA që e ka pezulluar Luan Daci shkon në punë duke i sfiduar këto vendime.

Gazetari i Report Tv Arsen Rusta ka zbuluar eksluzivisht se gjyqtari është në ambientet e KPA-së, ndërkohë që vazhdon të jetë i pezulluar dhe nuk ushtron asnjë funksion sa i përket aktivitetit gjyqësor të Kolegjit. Daci ka shkuar me makinën e punës, e cila paguhet edhe nga taksapaguesve.