‘Lubi Balluku po feston me shishe shampanje për Veliajn’, Berisha në Kuvend: Jap fjalën e nderit se tek Erioni do shkojë edhe ajo! E ka mendjen te thasët me para

10 Shkurt 2025, 18:27 | Përditesimi: 10 Shkurt 2025, 18:27

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, radhën për t’u goditur nga SPAK e ka zv.kryeministrja Belinda Balluku të cilën e ka quajtur si të përfshirë në dosjen “5B”.

Berisha tha në Kuvend se Belinda Balluku po feston me shishe shampanje për burgosjen e Velaijt, por është zotuar në Parlament se kjo e fundit do të shkojë në qeli.

r.k./Shqiptarja.com