'Lufta' brenda PD/ Bejko: Berisha po bën një puç brenda partisë, bashkë me ndjekësit e tij po mashtron anëtarësinë! Basha del së shpejti me një platformë për të ardhmen

11 Tetor 2021, 14:12 | Përditesimi i fundit: 2021-10-11 18:01:55

Sali Berisha është duke bërë një puç brenda Partisë Demokratike. Akuza e fortë është bërë nga anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Roland Bejko në një intervistë të dhënë në Report Tv. Bejko akuzon gjithashtu Berishën dhe ndjekësit e tij se mashtrojnë anëtarët e PD-së kur i kërkojnë që të firmosin formularin. Sipas tij "Berisha thotë që pas meje lë të bëhet qameti. As nuk do t'ia fare për Partinë Demokratike. Kaq e ka merakun ai"