Lufta dhe ndikimi në ekonominë tonë, Preçi: I tërthortë! Rritja e çmimeve abuzim, bizneset me rezerva për 90 ditë! Qeveria të orientojë qytetarët drejt prodhimit vendas

1 Mars 2022, 13:57

Eksperti i Ekonomisë Zef Preçi tha në Report Tv se sulmi rus në Ukrainë, ka ndikim të tërthortë në ekonominë, individët dhe bizneset shqiptare deri në këto momente. Ai shtoi se bizneset në këto raste abuzojnë për t’u pasuruar, ndërsa konsumatorët janë ata që varfërohen si pasojë e rritjes së çmimeve.

“Ndikimi deri tani është i tërthortë që lidhet me individin dhe biznesit në tërësi. Gjatë krizave të tilla forcohet tendenca që individi t’i përdorë me shtrëngesa lekët dhe nuk bën investime të mëdha. Shqipëria dhe vendet si ne të përgatiten të vënë në provë sistemin e tyre, për të parë sesi mund të reagohet, Shoh tendenca për të anashkaluar detyrime ligjore dhe bizneset në kohë krizash pasurohen, konsumatori varfërohet.”, tha ai.