'Lufta' me pandeminë/ Ndeshja me Poloninë te ‘Air Albania’ vatër infektimi, Fico: Pritet një rritje e rasteve me COVID-19

13 Tetor 2021, 13:17 | Përditesimi i fundit: 2021-10-13 17:15:08

 Në një kohë kur vend ynë po përjeton një rritje drastike të rasteve me COVID-19 për shkak të variantit delta, drejtoresha e Shëndetit Publik, Albana Fico e konsideroi të rrezikshëm grumbullimin masiv te njerëzve në stadiumin “Air Albania” ku u zhvillua dhe ndeshja e kombëtares sonë me Poloninë. Gjatë një takimi me studentët e Elbasanit, Fico tha se stadiumi i tejmbushur me mbi 22 mijë tifozë pa zbatuar masat anti-COVID, do të sjellë rritje të padiskutueshme të rasteve. Kjo vjen pasi masat anti-COVID nuk u respektuar, mbi 22 mijë tifozë isin grumbulluar. Në fakt pritet rritje e të prekurve nga infeksioni të ndjekur nga shtrime spitalore dhe persona qe vdesin me ato mënyrat që i kemi shpjeguar me ato numra që i kemi shpjeguar disa here me 10-15 në ditë. Çdo njeri vlen. Cdo njeri është nëna, baba, motra dhe vëllai i dikujt tjetër”., u shpreh ajo. Mbrëmjen e djeshme, në ndeshjen historike të zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, kombëtarja humbi 0 me 1 Poloninë, duke na lënë kështu “të thyer” për sa i përket ëndrrës për Botërorin 2022.